back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaLajmeAeroporti i Prishtinës investon në sisteme të teknologjisë se fundit për procesimin...

Aeroporti i Prishtinës investon në sisteme të teknologjisë se fundit për procesimin e udhëtarëve

Të ngjajshme

Me qëllim të rritjes së efikasitetit në operime, mënjanimit të
vonesave dhe rrjedhimisht rritjen e kënaqshmërisë së udhëtarëve, kompania Limak që
menaxhon Aeoroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” tanimë ka implementuar
sistemet më të avancuara për procesimin e udhëtarëve dhe të bagazheve të tyre.
Falë sistemit Altea të Amadeus për trajtimin në tokë dhe kontrollit në nisje (DCS) si dhe
sistemit të bazuar në “cloud” për trajtimin e bagazheve (BRS) , Aeroporti i Prishtinës ka
reduktuar shpenzimet operacionale për 20 përqind vetëm gjatë dy muajve të fundit, e në të
njëjtën kohë ka rritur performancën gjatë procesimit të udhëtarëve dhe trajtimit të
aeroplanëve në tokë.
“Me rritjen e numrit të udhëtarëve, krijimin e linjave të reja dhe duke dashur t’i tërhekim
kompanitë ajrore, është me rëndësi thelbësore që të zhvillojmë operime të besueshme, të
shpejta dhe me kosto efikase të mbështetura nga një platformë plotësisht e integruar e
zgjidhjeve. Kjo është arsyeja pse kemi zgjedhur këto sisteme të Amadeus. Bashkëpunimi me
Amadeus na mbështet misionin tonë për të siguruar një mjedis të qëndrueshëm dhe të sigurtë,
si dhe për të rritur vazhdimisht cilësinë e shërbimeve tona ndaj udhëtarëve. Jam i kënaqur që
falë këtyre zgjidhjeve, kostot tona operative po ulen dhe në të njëjtën kohë kemi rritur
kënaqshmërine e kompanive ajrore” – deklaroi me këtë rast Drejtori i Operimeve në ANP
“Adem Jashari”, Gökmen Aritay.
“ Jemi të kënaqur që një nga aeroportet më të suksesshme dhe inovative në Ballkan, i njohur
për përsosmërinë e tij operacionale dhe përkushtimin ndaj shërbimeve të klientëve, ka
miratuar zgjidhje të cilat më tej e përmirësojnë cilësinë dhe efikasitetin e operarimeve
kryesore të aeroportit. Këto përmirësime tashmë po e ulin koston dhe mundësojnë një përvojë
më pak stresuese për udhëtarët” – deklaroi Yannick Beunardeau, udhëheqës i IT EMA në
Amadeus.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz