BallinaLajmeAeroporti i Brukselit pritet të rihapet, pas pranisë së dronëve

Aeroporti i Brukselit pritet të rihapet, pas pranisë së dronëve

Të ngjajshme

Nisin përgatitjet për Turqinë, Kosova stërviten në ”Fadil Vokrri”

Përfaqësuesja e Kosovës është rikthyer në shtëpi, pas fitores...

U kontrabandua nga Serbia, Dogana zbulon 1000 litra etanol në Prizren

Dogana e Kosovës ka njoftuar se njësitë antikontrabandë kanë...

Si e çmontoi Friedrich Nietzsche moralin në “Gjenealogjinë e Moralitetit”

Si e analizoi Friedrich Nietzsche origjinën e moralit në...

Osmani: Izbica është kujtesë që nuk guxon të zbehet, thirrje që drejtësia të mos vonojë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar...

Aeroporti kryesor i kryeqytetit të Belgjikës pritet ta rifillojë punën të mërkurën, pasi ndaloi rreth 80 fluturime për shkak të dyshimeve për praninë e dronëve, tha një zëdhënëse.

Rreth 400-500 udhëtarë u detyruan ta kalonin natën në aeroportin Zaventem për shkak të pranisë së dronëve, tha për AFP-në zëdhënësja e aeroportit të Brukselit, Ariane Goossens.

“Situata do të kthehet në normalitet gjatë ditës” me rifillimin e fluturimeve, shtoi ajo.

Të martën në mbrëmje, trafiku ajror u pezullua gjithashtu për arsye sigurie në aeroportin e dytë më të madh në Sharleua, njoftuan operatorët atje.

Skeyes, kompania përgjegjëse për kontrollin e trafikut ajror në Belgjikë, ndaloi fluturimet dy herë të martën në mbrëmje, rreth orës 20:00 dhe sërish rreth orës 22:00, pasi dronë të dyshuar u panë pranë aeroportit të Bruksel-Zaventem dhe atij të Liezhit.

Ndërprerjet e fluturimeve vijnë pas një sërë incidentesh misterioze me dronë që kanë shënjestruar aeroporte dhe zona të ndjeshme ushtarake në disa vende evropiane, përfshirë Gjermaninë dhe Danimarkën.

Dyshimet janë përqendruar mbi përfshirjen e mundshme ruse në rritjen e aktivitetit të dronëve në Evropë, në një kohë kur tensionet mbeten të larta ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon në vitin e saj të katërt.

Gjatë fundjavës, autoritetet belge raportuan aktivitet dronësh mbi bazën ushtarake Kleine-Brogel, ku besohet se ruhen një numër armësh bërthamore amerikane.

Inteligjenca ushtarake belge tha se po zhvillon një hetim për praninë e këtyre dronëve.

Ministri i Mbrojtjes, Theo Francken, të hënën nuk e akuzoi drejtpërdrejt Rusinë, por tha se duket të jetë një operacion i koordinuar i kryer nga “profesionistë”.

“Ata po përpiqen të përhapin panik në Belgjikë. Ky është destabilizim”, tha Francken për mediat lokale./REL/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz