Aeroportet e Moskës u mbyllën përkohësisht pas sulmeve me dronë të Ukrainës
dp

Lexo edheNjë person gjendet i vdekur në banjon e HIB Petrol në Komoran

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë bëri që aeroportet kryesore të Moskës të mbyllen përkohësisht dhe të anulohen të paktën 140 fluturime, thanë zyrtarët, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.
Më shumë se 230 dronë ukrainas u rrëzuan mbi Rusi që nga mëngjesi i së shtunës – përfshirë 27 mbi kryeqytet – sipas ministrisë ruse të mbrojtjes.
Sipas organit mbikëqyrës të aviacionit rus, katër aeroportet kryesore që i shërbejnë kryeqytetit u ndërprenë dhe më shumë se 130 fluturime u desh të ridrejtoheshin. Të gjitha kanë rifilluar operacionet normale që atëherë.

Lexo edheNjë person gjendet i vdekur në banjon e HIB Petrol në Komoran
Ndërkohë, të paktën tre persona u vranë gjatë sulmeve ajrore ruse në Ukrainë gjatë natës, sipas zyrtarëve rajonalë.