BallinaLajmeAeroplani luftarak serb fluturoi afër kufirit me Kosovën?

Aeroplani luftarak serb fluturoi afër kufirit me Kosovën?

Të ngjajshme

Kurti në veri, pritet hapja e filialit të Administratës Tatimore të Kosovës

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është duke qëndruar sot...

Kurti arrin në veri (Pamje)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po qëndron në veri...

Rikthehet Kupa e Kosovës, sot duelet e para gjysmëfinale

Këtë mesjavë do të rikthehet Kupa e Kosovës në...

Ministri Gashani nënshkruan Memorandum të Bashkëpunimit me 39 Federata Sportive për vitin 2026

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka nënshkruar...

Mediat serbe raportojnë se një aeroplan luftarak MIG 29 i ushtrisë serbe, ka fluturuar sot mbi Novi Pazar duke lëvizur në drejtim të zonës së sigurisë. Ai ishte ngritur në ajër nga Kraleva.

Siç raporton Tanjug, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, sot në orët e hershme të mëngjesit pas aksionit të Policisë së Kosovës në veri dhe arrestimit të 19 serbëve, si komandant suprem ka urdhëruar që njësi të caktuara të organeve të sigurisë serbe të jenë në gjendje gatishmërie, transmeton Telegrafi.

“Nëse vjen deri te çfarëdo eskalimi të situatës ku rrezikohet jeta e qytetarëve serbë në Kosovë, ushtria jonë do ta mbrojë popullin tonë”, ka deklaruar presidenti serb.

Sipas Tanjug nga kazerma e ushtrisë serbe në Kralevë, rreth orës 14:00 kanë filluar të dalin mjete ushtarake të mbushura me njerëz dhe pajisje të ndryshme. Kjo kolonë sipas mediave serbe ishte nisur në drejtim të Rashkës. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz