back to top
Thursday, August 21, 2025
BallinaLajmeAdnan Rrustemi i VV-së, që dështoi të bëhej deputet, i “sulet” zyrtares...

Adnan Rrustemi i VV-së, që dështoi të bëhej deputet, i “sulet” zyrtares së Ambasadës Amerikane në Facebook

Të ngjajshme

Adnan Rrustemi nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili nuk arriti të zgjidhet deputet në zgjedhjet e fundit, përmes një postimi në Facebook ka nisur propagandën kundër të ngarkuarës me punë në Ambasadën Amerikane, Anu Pratipatti.

Pratipatti, pas një takimi me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, kërkoi që Lista Serbe të mos përjashtohet nga zgjedhjet lokale, transmeton lajmi.net

Ajo deklaroi:

“Unë ngrita shqetësimet tona me kryeministrin në detyrë lidhur me veprimet që kuptojmë se ai dhe Vetëvendosja po shqyrtojnë për të përjashtuar disa nga partitë politike nga pjesëmarrja në zgjedhjet e ardhshme lokale. Për të qenë të qartë, ne besojmë se të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të kenë mundësinë e plotë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që serbët e Kosovës të përfshihen në këtë proces dhe ne jemi të shqetësuar për çdo përpjekje që do të kufizonte të drejtën e tyre për të zgjedhur. Këto pika i theksova sot me kryeministrin në detyrë dhe nënvizova vëmendjen e Shteteve të Bashkuara ndaj kësaj çështjeje”, tha Pratipatti.

Kjo deklaratë e zyrtares amerikane, duket se nuk i ka pëlqyer Adnan Rrustemit.

“Kur e pashë që zëvendësambasadorja amerikane ka reaguar sot për Listën Serbe, prita që reagimi të kishte të bënte me lajmin e djeshëm, ku thuhej se një anëtare e Listës Serbe në KQZ punon njëkohësisht edhe në institucionet paralele të Serbisë”, reagoi Rrustemi në Facebook.

Rrustemi, pasi nuk arriti të bëhej deputet, nuk u propozua as për kandidat të VV-së në komunën e Lipjanit për zgjedhjet lokale./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz