BallinaSportAdemi pas fitores së Dritës: “Intelektualët” dhe “Ballistët” dhuruan spektakël – Skuadra...

Ademi pas fitores së Dritës: “Intelektualët” dhe “Ballistët” dhuruan spektakël – Skuadra jonë kampione vazhdon të shkruajë histori në arenën evropiane

Të ngjajshme

Dërguti: A nënkupton kjo që Osmani i ka 34 ditë shtesë në zyrë?

Opinionistja Aida Dërguti në emisionin Rubikon në Klan Kosova...

Zbulohet lista e konkurrentëve të “Ferma VIP 3”

“Ferma VIP” rikthehet këtë të premte me sezonin e...

Shefi i OKB-së i bën thirrje Izraelit, SHBA-së dhe Iranit t’i japin fund luftës

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u bën...

Rrustemi: Është marre me shku vendi në zgjedhje për çështjen e presidentit

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi në emisionin “Politiko” ka...

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka përgëzuar FC Dritën pas fitores së madhe ndaj Shkëndijës së Tetovës në UEFA Conference League.

Në ndeshjen e zhvilluar sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”, kampionët e Kosovës triumfuan me rezultat 1:0, falë golit të Arb Manajt, transmeton lajmi.net.

Kjo fitore e dytë në fazën e grupeve, pas triumfit kundër Shelbourne, e ngjit Dritën në kuotën e 8 pikëve dhe e afron edhe më shumë drejt kalimit historik në fazën tjetër të garës.

Ademi vlerësoi atmosferën e jashtëzakonshme në stadium, ku “Intelektualët” dhe “Ballistët” krijuan një skenë të rrallë vëllazërie dhe mbështetjeje, pavarësisht temperaturave të ulëta, në prag të festës së 28 Nëntorit.

Kreu i FFK-së shprehu mirënjohje për futbollistët, stafin dhe tifozët e Dritës, ndërsa falënderoi edhe Shkëndijën për paraqitjen korrekte dhe sportive.

“Urime FC Drita, ju priftë e mbara në ndeshjet e radhës”, u shpreh Ademi në mesazhin e tij./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz