BallinaBotëAdem Huduti, kosovari që udhëhoqi grusht shtetin në Turqi (VIDEO)

Adem Huduti, kosovari që udhëhoqi grusht shtetin në Turqi (VIDEO)

Të ngjajshme

Isaksen i ‘shuan’ ëndrrat e Milanit për Scudetto

Ëndrra e Milanit për titull u shua shpejt, pasi...

Lazio i prish punë Milanit, e mposht në “Olimpico”

Në kuadër të javës së 29-të të Serie A,...

“makazze” shpallet lojtari i turneut, pas triumfit të madh në ESL Pro League me NaVi

Përpos trofeut, ylli kosovar Drin “makazze” Shaqiri është shpallur...

“Nuk flas me nënën prej 8 vitesh”, reagon e ëma e banores

Gjatë prime-it të mbremjes se kaluar, modelja 22-vjecare Nikol...

Është arrestuar gjenerali Adem Huduti, i cili sipas mediave turke ka qenë pjesë e grusht shtetit kundër qeverise turke mbrëmë.

Huduti është komandant i Ushtrisë së Dytë, pjesë e Këmbësorisë së Forcave të Armatosura të Turqisë, shkruan CNN Turk, njofton Klan Kosova.

Gjenerali Huduti është zyrtari më i lartë që është ndalur deri më tani pas ngjarjeve të mbrëmshme në Turqi.

Por kush është Adem Huduti?

Adem Huduti kishte lindur në Kosovë në vitin 1952 – atëkohë Kosova ishte pjesë e ish Jugosllavisë – ndërsa më vonë ai dhe familja e tij kanë migruar për në Turqi.

Në vitin 1973 Huduti përfundoi  Akademinë Ushtarake, njofton Klan Kosova.

Për shumë vite ishte pjesë e forcave tokësore të NATO-s për Evropën Jugore, me ç’rast njohu nga afër krizat globale dhe regjionale.

Nga Gjeneral i Brigadës në vitin 1999, ai u promovua në Gjeneral Major në vitin 2004, pastaj Gjeneral i Përgjithshëm në vitin 2009 dhe në Gjeneral Lejtnant në vitin 2014.

Gjatë sulmeve të 11 shtatorit Huduti ishte pjesë e logjistikës së Brigadës së Forcave Tokësore, nën gardën e Shefit të Përgjithshëm të Departamentit për Planifikim.

Katër muaj pas sulmit kishte shërbyer në Afganistan, fillimi i vitit 2002, me vendosjen e trupave turke në Kabul.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz