Prokuroria ka ngritur akuza për mashtrim dhe evazion tatimor ndaj administratorit të “Bankers Petroleum” dhe disa ish-zyrtarëve të kësaj kompanie për dyshime se kanë abuzuar me 781 milionë lekë në dëm të shtetit shqiptar.
Hetimi ka zbuluar se kompania, e cila shfrytëzon pasuritë e nëntokës shqiptare që nga viti 2004, ka deklaruar humbje të vazhdueshme, ndërkohë që ka nxjerrë dhe shitur miliarda dollarë pasuri. Sipas prokurorisë, janë konstatuar shkelje tatimore të përsëritura, përfshirë përfitime të padrejta nga rimbursimi i TVSH-së mbi 578 milionë lekë dhe shmangie nga tatimi në burim prej 202 milionë lekësh për periudhën 2016-2018.