Arban Abrashi i Lidhjes Demokratike të Kosovës në konferencën e sotme ka folur për zhvillimet e fundit në kryeqytet, raporton Gazeta Blic.
Abrashi ka kritikuar ashpër Kryetarin aktual të Prishtinës, Shpend Ahmeti duke i përmendur një sër shkeljesh.
Abrashi tha se Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka marrë me qera mbi 60 vetura për stafin ndërsa ka marrë një veturë Jeep për vetën e tij.
Sipas tij në katër vitet e fundit, Ahmeti ka proklamuar një politikë tjetër duke aluduar në atë që ka qenë pikërisht Ahmeti që në momentin kur erdhi në krye të Prishtinës e kishte vënë në shtije Q7-ishn e Ish-Kryetarit të Prishtinës, Isa Mustafës.
“Komuna e Prishtinës ka marrë me qera mbi 60 vetura të cilat janë të reja dhe shfrytëzohen për stafin duke përfshirë edhe një veturë Jeep e cila është marrë në huazim për vet kryetarin e Komunës derisa katër vitet e fundit është tentu dhe është shit prona dhe veturat e Komunës kurse sot janë marrë mbi 60 vetura të reja. Kjo paraqet një politikë kundërthënëse çka është proklamuar në katër vitet e fundit”, ka deklaruar Abrashi raporton Gazeta Blic.
Abrashi më tej tha se Administrata në Komunën e Prishtinës është e ngulfatur, sipas tij Komuna e Prishtinës ka më së shumti drejtori në gjithë Kosovën.
“Në Komunën e Prishtinës, çka po shohim janë projekte të cilat janë për interesa të grupeve të caktuara qoftë biznesore qoftë grupeve të tjera. Asnjëherë në funksion të interesit të qytetarëve të Prishtinës. Në javët e fundit kemi parë një rritje të administratës të Komunës së Prishtinës dhe në tri drejtori të tjera e cila paraqet një ngufatje edhe më të madhe për buxhetin edhe për qytetarët dhe vet administratën. Sot për sot Komuna e Prishtinës ka më së shumti drejtori në territorin e Kosovës derisa është proklamuar për efikasitet për shërbime më të mira për qytetarët sot kemi një administratë të tej ngulfatur”, është shprehur ai.
Kujtojmë që në zgjedhjet kaluara, Abran Abrashi ishte fare pranë Ahmetit me vota për të parin e Prishtinës.
/GazetaBlic/