back to top
Wednesday, October 29, 2025
BallinaLajmeAbrashi nuk i ndal marrëveshjet për garën e balotazhit, nënshkruan me LPRK-në

Abrashi nuk i ndal marrëveshjet për garën e balotazhit, nënshkruan me LPRK-në

Të ngjajshme

Krasniqi pas njohjes nga Siria: Kosova ka nevojë për më shumë diplomaci dhe miqësi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka...

S’i bëhet vonë për ndarje, Elgiti provokon nga palestra

Tash e ca ditë në mediat rozë po qarkullon...

Publikohet deklarata shtetërore e Sirisë për njohjen e Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme të Sirisë ka njoftuar...

Gërvalla pas njohjes nga Siria: Çdo ditë, Kosova po bëhet më e fortë

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla...

Haradinaj: Njohja nga Siria, dëshmi e bashkëpunimit me aleatët

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj,...

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi ka marrë edhe një përkrahje për garën e balotazhit që do të zhvillohet me 9 nëntor.

Ai ka arritur një marrëveshje me ish-deputetin Erxhan Galushi nga Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës (LPRK).

Sipas Abrashit, Galushi dhe Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës do të kontribuojnë me përvojën dhe përkushtimin e tyre në ndërtimin e një administrate komunale të ndershme, transparente dhe efikase, në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim.

Postimi i plotë:

Marrëveshje Bashkëpunimi

Sot arritëm një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet meje dhe z. Erxhan Galushi, ish-deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe kryetar i Lëvizjes Përparimtare të Romëve të Kosovës (LPRK).

Ky bashkëpunim ka për qëllim forcimin e vizionit tonë të përbashkët për një Prizren të zhvilluar, të drejtë dhe gjithëpërfshirës, ku çdo komunitet, përfshirë edhe komunitetin rom, të ketë zë dhe vend të merituar në zhvillimin e qytetit tonë.

Z. Galushi dhe Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës do të kontribuojnë me përvojën dhe përkushtimin e tyre në ndërtimin e një administrate komunale të ndershme, transparente dhe efikase, në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim.

Ky është një hap tjetër i rëndësishëm drejt bashkimit të forcave pozitive për ta bërë Prizrenin shembull të bashkëjetesës, respektit dhe zhvillimit të barabartë për të gjithë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz