Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, me bashkëpunëtor ka vizituar Gjakovën.
Nënkryetari i AAK-së, Gazmend Abrashi, ka thënë se Gjakova për shumë vite ishte lënë në harresë, por me qeverinë Haradinaj, mbështetja për këtë komunë do të jetë e madhe.
“Sot, bashkë me Kryeministrin vizituam komunën e Gjakovës. Në takim me Kryetarin e Gjakovës, z.Gjini dhe me qytetarë të shumtë, shpalosem shumë tema vitale, me theks të veçantë bashkëpunimin në mes nivelit lokal dhe qendror. Gjakova e cila është lënë në harresë dhe pa trajtimin e duhur për një kohë të gjatë, me qeverisjen Haradinaj do të zë vendin e vet meritor”, ka thënë Abrashi./Drenicapress.info/

