back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaLajmeAbelard Tahiri vizitoi të burgosurat për 8 Mars

Abelard Tahiri vizitoi të burgosurat për 8 Mars

Të ngjajshme

Arsim Bajrami: Rubin e tha saktë, Thaçi s’kishte autoritet të vendoste i vetëm për Rambujenë

Profesori dhe ish-ministri Arsim Bajrami, në një intervistë për...

Refuzohen ankesat e LVV-së për nxitje të urrejtjes ndaj PDK-së e Listës Serbe

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka refuzuar...

Kryeministri grek i jep shtetësinë shqiptarit që shpëtoi dy fëmijë nga mbytja

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, i dha shtetësinë greke Ledian...

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka vizituar sot Qendrën Korrektuese për të mitur dhe femra në Lipjan, për të qëndruar me gratë e burgosura në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Ministri Tahiri ka kërkuar nga gratë që mos të mendojnë për arsyet që i kanë sjell aty, por të mendojnë për të ardhmen që i pret jashtë.

“Duhet të hiqni dorë nga mendimi se nuk mund të ndryshoni jetën tuaj apo që nuk ia vlen të provoni. Ju inkurajoj që kohën që e kaloni këtu të mësoni ndonjë zanat dhe të dilni nga këtu me një vizion më të qartë për jetën tuaj” ka thënë ministri Tahiri.

Ministri Tahiri ka theksuar se është i vetëdijshëm që mundësitë që iu ofrohen për trajnime janë të vogla, por ka premtuar se do të punohet në krijimin e Njësive Ekonomike, të cilat do të ndihmojnë më shumë në gjendjen e tyre ekonomike.

Sipas ministrit, rendi publik nuk duhet të nënkuptoj vetëm masa të rritura sigurie, andaj drejtësia do të fokusohet në masa parandaluese.

“Synim i imi është që tërë koncepti i drejtësisë në vend, të orientohet në preventivë dhe edukim e jo vetëm në dënim” ka thënë Tahiri.

Ministri ka falënderuar për punën e tyre edhe personelin profesional të kësaj Qendre.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz