Ministri i Financave në detyrë Abdullah Hoti sot ka vizituar Skenderajn, ku është pritur nga anëtarët e degës së LDK- së në Skenderaj.
Pas këtij takimi, dega e LDK -së në Skenderaj ka dalur me këtë deklaratë: “Gjatë një takimi të strukturat e Degës-së LDK-së në Skenderaj me ministrin Hoti, i cili për të parë nga afër përgatitjet për zgjedhjet lokala, të shtunën pasdite ka vizituar këtë degë . ”Edhe pse dega jonë vepron në kushte të jashtëzakonshme, pasi që pushteti aktual në Skenderaj përdor të gjitha presionet e mundshme ndaj atyre që nuk janë më ta , më gjithë atë kemi arritur që të dyfishojmë votat dhë së bashku më subjektet të tjera kemi arritur që të parndalojmë vjedhjen masive të votave në zgjedhjet e fundit nga PDK-ja “ – tha gjatë këtij takimi Kryetari i degës z. Isa Fejzullahu, i cili shtoj gjithashtu se në emër të strukturave të degës së LDK-së në Skenderaj përkrahim fuqishem udhëhqësin e LDK-së dhe kryetarin Mustafa dhe qendrimet që PDK-ja të shkoj në Opozitë.

Pa dallime partiake Qeveria Mustafa si qeveria ma e pastër nga pas lufta më një stabilitet të shkëlqyshëm financiar dhe shumë suksese ne sfera te ndryshme, ku ka pasur një perkrahje të madhe në këtë trevë dhë këto vlresime kanë qenë te shumica e folësve gjatë ketij takimi. Qendra do të ketë një fokusim më të madh për degen e LDK-së në Skenderaj, “ne do të ju inkurajojm që të punoni më shumë dhe të vazhdoni rritjen e LDK-së në Drenicë.
Kontaktet me te shpeshta me bazen në përgjithësi do te vazhdojnë edhe në të ardhmen me qëllim të një mobilizimi sa me të madh në prag te zgjedhjeve lokale, në mënyrë që LDK-ja të kthehet ne vendin e parë, aty ku edhe e ka vendin” tha Minisitri Hoti, i cili Falenderoj strukturat e pranishme per pritjen e ngroht qe ju be ne Drenicë. Aj edhe njehere siguroj të pranishmit që LDK në asnje menyr apo rrethan nuk do te hy në kualcion me PDK-në”.



