back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeAbdixhikun i përgjigjet Kurtit: Takohemi në ditën e parë pas vendimi të...

Abdixhikun i përgjigjet Kurtit: Takohemi në ditën e parë pas vendimi të Gjykatës Kushtetuese!

Të ngjajshme

Çertifikohen dy qenë policorë

Në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë, u mbajt...

“Nuk duroj dot më” – Detaje të reja nga vetëflijimi i 25-vjeçares, Xhuana Nikollaj

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja tragjike e vetëflijimit...

Kurti sot u çon ftesë partive opozitare për takim

Kryeministri Albin Kurti sot do t’iu dërgojë ftesë liderëve...

Lumir Abdixhiku i është përgjigjur ftesës së Kurtit për takim.

Kreu i LDK-së ka thënë se do të takohet me Kurtin në ditën e parë pas verdiktit të Gjykatës Kushtetuese.

“Kam falënderuar Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje z. Kurti për ftesën për takim për çështjen e Presidentit.
E kam njoftuar se do t’i përgjigjem pozitivisht kësaj ftese në ditën e parë pas verdiktit të Gjykatës Kushtetuese.
Duke qenë se çështja e zgjedhjes së Presidentit është tashmë në shqyrtim të Gjykatës Kushtetuese, duhet të kuptojmë se koha jonë politike ndalon përkohësisht, ndërsa koha e dëgjimit kushtetues merr fjalën në pavarësinë e saj. Duke respektuar këtë rend, pa procese të tjera politike paralele, i bëjmë nder jo vetëm vetes, por edhe Republikës dhe institucioneve që janë ndërtuar me shumë mund.
Verdikti i Gjykatës duhet pritur me respekt të plotë institucional dhe me qetësi politike. Një orë pas verdiktit, mund të takohemi sërish” shkruan Abdixhiku në njoftim./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz