back to top
Thursday, September 25, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditAbdixhiku uron familjen Rugova për martesën e Teutës

Abdixhiku uron familjen Rugova për martesën e Teutës

Të ngjajshme

Osmani takohet me kryeministrin e Bangladeshit, e falënderon për mbështetjen e palëkundur

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar Kryeministrin e...

Ditëlindja speciale e Will Smithit, kaq vjet mbushi sot

Willard Carroll Smith Jr., njeriu që e njohim si...

Arifi: Vizita e Kurtit në SHBA turistike, Osmani inskenoi takime

Ish-ambasadori Avni Arifi ka kritikuar ashpër udhëtimet e fundit...

Këshilli i ministrave në Shqipëri shkarkon Erion Veliajn

Këshilli i Ministrave në Shqipëri ka shkarkuar nga posti...

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bashkë me bashkëshorten kanë marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të vajzës së ish-presidentit Ibrahim Rugova, Teuta Rugovës, e cila është martuar sot në katedralen qendrore të Prishtinës me Agron Gjeloshin.

Abdixhiku ka uruar familjet Rugova dhe Gjeloshi dhe ka pasur një kompliment të veçantë për gruan e ish-presidentit Rugova, duke thënë se “ka shkëlqyer”.

Postimi i Abdixhikut:

Sot, në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë, bashkë me Albinën, pata kënaqësinë dhe nderin të marr pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Teuta Ibrahim Rugova dhe Agron Nikë Gjeloshi.

Një ceremoni plot dritë, ndjenjë dhe dinjitet, në frymën e një trashëgimie të thellë familjare e kombëtare.

Teutës dhe Agronit, të rritur në familje të lidhura ngushtë me rrugëtimin historik të Kosovës, ju uroj jetë të gjatë, të mbushur me dashuri, respekt e bekime të pafundme.

Urime Familjes Rugova dhe Gjeloshi për këtë ditë gëzimi!

Në veçanti, urime zonjës Fana, e cila vërtetë shkëlqente në këtë ditë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz