Abdixhiku takon deputetë gjermanë, flasin për zhvillimet politike në vend
dp

Lexo edheAbdixhiku pret deputetë të Bundestagut, LDK jep detaje nga takimi

Në këtë takim, Abdixhiku dhe deputetët gjermanë diskutuan lidhur me zhvillimet aktuale politike në vend dhe qëndrimeve të LDK-së rreth këtyre çështjeve.
“Kryetari Abdixhiku vlerësoi lart mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për Kosovën, duke theksuar raportin tradicional dhe partneritetin e qëndrueshëm e të shkëlqyeshëm ndërmjet LDK-së dhe CDU-së, si dy parti të qendrës së djathtë që ndajnë vlera të përbashkëta evropiane”, thuhet në postimin e partisë në Facebook.
Ndër të tjera, gjatë këtij takimi u diskutua edhe për thellimin e bashkëpunimit të mëtejshëm në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët.

Lexo edheAbdixhiku pret deputetë të Bundestagut, LDK jep detaje nga takimi