back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaLajmeAbdixhiku pret Heleni Vakalin nga Zyra Ndërlidhëse e Greqisë, flasin për proceset...

Abdixhiku pret Heleni Vakalin nga Zyra Ndërlidhëse e Greqisë, flasin për proceset integruese evropiane

Të ngjajshme

GOL: Spanja U21 në epërsi kundër Kosovës U21

Spanja U21 ka kaluar në epërsi kundër Kosovës U21. Pas...

Identifikohen autorët e grafiteve në Bujanoc

Kryetari i Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka thënë se janë...

Netanyahu thotë se lufta në Gaza mund të përfundojë nëse Hamasi pranon propozimin e Trump

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thotë se lufta në Gaza...

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pritur sot në takim shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, Heleni Vakali.

Në njoftim thuhet se gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend si dhe qëndrimet e partisë rreth situatës aktuale.

Bëhet e ditur se Abdixhiku ritheksoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, si dhe avancimin e bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë.

“Kryetari Abdixhiku po ashtu vlerësoi rolin e Greqisë si një shtet anëtar i Bashkimit Evropian dhe si një partner i rëndësishëm rajonal, duke theksuar se Kosova ka nevojë për mbështetjen e Greqisë në proceset integruese evropiane dhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të saj. LDK mbetet e përkushtuar për thellimin e këtij bashkëpunimi në shërbim të stabilitetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm në rajon”, thuhet tutje në njoftim./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz