Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka prezantuar kandidatët për deputetë në Klinë dhe programin.
Abdixhiku nga atje ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Supreme, që nuk obligon pensionistët të dëshmojnë çdo gjashtë muaj që janë gjallë. Ai tha se Qeveria dembele i detyronte pensionistët të dëshmonin që ishin gjallë.
Po ashtu, ai folie dhe për mesazhet e publikuara ku shihet si Faruk Mujka emërohet shef i Ibër Lepencit me ndërhyrje të Artane Rizvanollit dhe Dejona Mihalit, sipas Vox Kosova.
“E nisëm po ashtu me një shqetësim të madh: në Kosovë, korrupsioni serioz qeveritar sot bëhet në grupe WhatsApp-i. Ai ka gërryer nga brenda pasurinë e Kosovës. Të fshehur pas perdes së populizmit dhe patriotizmit të rremë, këta kanë vjedhur në WhatsApp, kanë ndarë tenderë në WhatsApp dhe kanë kapur ndërmarrje publike në WhatsApp”, tha Abdixhiku.
Postimi i Abdixhikut:
E nisëm ditën e sotme këtu, në Klinë, në prezantimin e kandidatëve tanë dhe të programit tonë.
E nisëm me një përshëndetje për vendimin e Gjykatës Supreme, e cila shpalli të paligjshme nenet e një qeverie dembele, që i detyronte në mënyrë të turpshme pensionistët të dëshmonin çdo gjashtë muaj se janë gjallë. Ky nuk është reformim i shtetit; kjo është poshtërim i qytetarëve që e ndërtuan këtë vend.
E nisëm po ashtu me një shqetësim të madh: në Kosovë, korrupsioni serioz qeveritar sot bëhet në grupe ËhatsApp-i. Ai ka gërryer nga brenda pasurinë e Kosovës. Të fshehur pas perdes së populizmit dhe patriotizmit të rremë, këta kanë vjedhur në ËhatsApp, kanë ndarë tenderë në ËhatsApp dhe kanë kapur ndërmarrje publike në ËhatsApp.
Koha e një qeverie të përgjegjshme, të pastër dhe të guximshme për vendime të mëdha zhvillimore po vjen.
Në Klinë, ne i kemi njerëzit për këtë ndryshim. Dy kandidatë të shkëlqyeshëm që përfaqësojnë dijen dhe integritetin.
Me numër 45, Shqipe Pantina, magjistre e Shkencave Politike. Me numër 54, Astrit Desku, Doktor Shkence në fushën e Teknologjisë Informative dhe inovacionit.
Ekipi ynë është dallimi ynë!