Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka nisur fjalimin e tij para Kuvendit të partisë, i cili po mbahet për të diskutuar votëbesimin e tij pas rezultatit të dobët të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Abdixhiku ka theksuar se për të, humbja nuk ishte vetëm një rezultat politik, por edhe një reflektim i mundit dhe sakrificës së pesë viteve të fundit nga anëtarët dhe aktivistët e partisë, raporton lajmi.net
“Për mua dhe për ju, ajo natë nuk ishte vetëm një rezultat politik, ishte një pasqyrë ku pashë mundin, sakrificën e shumë njerëzve të mirë të pesë vjetëve të fundit teksa shembeshin para syve tanë, dhe njëkohësisht pashë se sa vështirë është të mbash mbi supe pritjet e një partie që ka histori, plagë dhe mbi të gjitha shpresë”, ka thënë Abdixhiku, duke shtuar se përgjegjësia për rezultatet nuk ndahet me askënd./Lajmi.net/