back to top
Tuesday, August 26, 2025
BallinaLajmeAbdixhiku nga Klina me kandidatin Limanaj: Ndryshimi nis nga një votë që...

Abdixhiku nga Klina me kandidatin Limanaj: Ndryshimi nis nga një votë që bën dallimin

Të ngjajshme

Gruda i PDK-së tregon pse e votuan Dimal Bashën

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, i ftuar në Pressing...

Gjendja me zjarret: 51 vatra të regjistruara, 4 aktive

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar opinionin se, sipas...

Abdixhiku nga Klina me kandidatin Limanaj: Ndryshimi nis nga një votë që bën dallimin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka...

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përkrahur kandidatin për kryetar të Klinës Arben Limanaj dhe listën për asamble.

Abdixhiku shkruan: “Arbeni, kandidati ynë këtu, është njeri i ndershëm, punëtor e i përkushtuar, me rrënjë të thella në këtë qytet dhe me vizion për të ardhmen e tij. Arbeni nuk vjen nga politika e improvizimeve; ai vjen nga përvoja e jetës së përditshme të qytetarëve, nga problemet që i njeh mirë, dhe nga dëshira për t’i zgjidhur ato. Ai nuk e sheh këtë garë si karrierë personale, por si një mision për të ndërtuar një Klinikë më të zhvilluar, më të drejtë, më të barabartë”.

“E di që shumë qytetarë kanë humbur besimin. E di që shumë thonë se politika nuk ndryshon asgjë. Por ju them sot nga Klinë: ndryshimi është i mundur. Ndryshimi nis nga një votë. Një votë që bën dallim. Një votë që i sjell kandidatët tanë si prijës, që e sjell LDK-në më të fortë, që e sjell Kosovën më pranë normales”, shprehet ai tutje.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz