back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeAbdixhiku në Mitrovicë: Ky qytet meriton qetësi dhe zhvillim ekonomik

Abdixhiku në Mitrovicë: Ky qytet meriton qetësi dhe zhvillim ekonomik

Të ngjajshme

Abdixhiku në Mitrovicë: Ky qytet meriton qetësi dhe zhvillim ekonomik

Kandidati për kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhiku e ka...

Shala: Kurti është kreu i mafisë energjetike në Kosovë

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala...

Zyrtarizohet lëvizja e Endrickut te Lyoni

Endrick edhe zyrtarisht u largua nga Real Madridi. Braziliani, do...

Harry Bajraktari: Votoni për forcimin e marrëdhënieve strategjike me SHBA-në

Veprimtari shqiptar në SHBA, Harry Bajraktari, iu ka bërë...
- Advertisement -

Kandidati për kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhiku e ka vazhduar fushatën zgjedhore në Mitrovicë.

- Advertisement -

Nga atje, Abdixhiku ka premtuar se nën qeverisjen e tij, Mitrovica do të ketë qetësi, stabilitet dhe zhvillim ekonomik.

“Prandaj në Mitrovicë flasim seriozisht. Flasim për ekonomi reale, për investime kapitale, për mbështetje të familjeve dhe për institucione që nuk improvizojnë. Flasim për shpresë që ndërtohet me punë, jo me propagandë”, ka deklaruar Abdixhiku.

Postimi i plotë:

Mitrovica flet ndryshe.

Me përmbajtje. Me peshë. Me përgjegjësi.

Jo çdo qytet shprehet me zhurmë. Ka qytete që flasin me shqetësimet e tyre, me pritjet e gjata dhe me kërkesën për normalitet. Mitrovica është një prej tyre.

Ky qytet ka paguar shumë nga mungesa e zhvillimi dhe nga politikat që e kanë lënë pas. Familjet këtu kanë nevojë për siguri ekonomike, për vende pune, për pensione dinjitoze dhe për shtet që funksionon njësoj për të gjithë.

Prandaj në Mitrovicë flasim seriozisht. Flasim për ekonomi reale, për investime kapitale, për mbështetje të familjeve dhe për institucione që nuk improvizojnë. Flasim për shpresë që ndërtohet me punë, jo me propagandë.

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk premton zhurmë. Premton përgjegjësi.

Jo fjalë të mëdha, por zgjidhje të domosdoshme.

Mitrovica meriton qetësi, stabilitet dhe mbintë gjitha zhvillim. Zhvillim të fuqishëm ekonomik. Dhe këtë rrugë do ta ecim bashkë, hap pas hapi.

Mitrovica në listën e LDK-së përfaqësohet nga kandidatë me profil e përgatitje profesionale: me numër 104, Roni Kosmann dhe me numër 103 Muharrem Asllani.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz