back to top
Thursday, July 31, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditAbdixhiku në Gjilan për kandidatin Arbër Ismajli: Do të keni një kryetar...

Abdixhiku në Gjilan për kandidatin Arbër Ismajli: Do të keni një kryetar që shërben, jo që sundon, i njeh hallet e secilës lagje

Të ngjajshme

Përfundon pjesa e parë e vazhdimeve në kryeqytet

Ka përfunduar pjesa e parë e vazhdimeve në mes...

Me dekret presidencial, Osmani ia jep shtetësinë e Republikës së Kosovës, Dua Lipës

Preisdentja Vjosa Osmani, njofton se sot me dekret presidencial,...

Dua Lipa merr nënshtetësinë e Kosovës

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka pritur në një...

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka qëndruar në Gjilan përkatësisht në lagjen Dardania.

LDK ka prezantuar kandidatin e LDK-së për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajlin.

Abdixhiku ka thënë se Arbëri është biri i këtij qyteti, është rritur në rrugët e qytetit të Gjilanit dhe i njeh hallet e secilës lagje.

“Sonte, në Gjilan, në lagjen Dardania, mes shumë qytetarëve me interes plot, prezantuam kandidatin tonë për zgjedhjet lokale, Arbër Ismajlin. Arbëri është biri i këtij qyteti. Është rritur në rrugët e këtij vendi. I njeh hallet e secilës lagje, e ndjen shpirtin e secilës fshat, e njeh ndjeshmërinë e këtij populli. Nuk është prodhim zyre. Nuk është emër i importuar nga rrjetet sociale. Është i yni. Është i juaji. Është i Gjilanit. Ai nuk vjen me fjalë të mëdha, por me plane konkrete. Nuk vjen me moralizime, por me angazhime. Nuk vjen për t’ju treguar juve se çfarë të mendoni – por për të dëgjuar, bashkëpunuar dhe zgjidhur problemet që ju i ballafaqoni”.

“Me Arbërin, Gjilani do të ketë një kryetar që shërben – jo që sundon. Një kryetar që respekton – jo që përçmon. Një kryetar që ndërton – jo që arsyeton. Kjo është filozofia jonë. Qyteti nuk është pronë e askujt. Është besim i përbashkët. Është përgjegjësi e përditshme. Dhe ky besim nuk falet. Meritohet. Më 12 tetor, Gjilani ka një mundësi të artë për ta ndalur rënien. Për ta ndalur arrogancën. Për ta ndalur improvizimin. Ka mundësinë ta zgjedhë punën përpara fjalës. Zgjuarsinë përpara propagandës. Thjeshtësinë përpara mendjemadhësisë. Dhe këtë mundësi e ka në duar. E ka në zemër. E ka në votë. E ka me Arbër R. Ismajli”, ka shkruar Abdixhiku. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit