Kandidati për kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhiku, ka sugjeruar që 100 eurot e shpërndara nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, më mirë t’i marrin qytetarët sesa Vuk Hamoviqi.
Në emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës, Abdixhiku tha: “Këto ndihmesa që iu vinë në fundvit, le t’i marrin paratë, se ma mirë është me i marr ata paret sesa me i harxhu te Vuk Hamoviqi. Këta e kemi pa ku i çojnë paret, dhe të dielën do e japin verdiktin final.”, transmeton lajmi.net.
Ai kritikoi gjithashtu qeverinë në detyrë për mungesë të punës gjatë këtyre pesë viteve: “Nëse populli i Kosovës vlerëson që politika e tillë e përkthyer në Dimal Bashë, Mefail, Ardianë, Albin, është politika që i duhet Kosovës… duhet me e kuptu një gjë bazike, në politikë nuk janë për me i shërby disa figurave politike e me pas jetën Big Brother, sepse s’ka punë ka shou, pesë vjet shou.”./lajmi.net/



