Kryetari i LDK-së, Lumri Abdixhiku ka kritikaur ashpër Lëvizjen Vetëvendosje.
Ai ka kërkuar që njëherë le të sillen në mënyrë të përgjegjshme me Republikën e Kosovës, transmeton lajmi.net.
“Pas 8 muajve bllokada, pas shkeljeve të rënda Kushtetuese, LDK ju bën thirrje që vetëm njëherë të silleni të përgjegjshëm me Republikën. Sot zgjidhja e vetme janë fatkeqësisht zgjedhjet e reja. Çdo vonesë në këtë drejtim është taktikë politike.”, tha ai.
Ai tha se pakica nuk mund të vendos për shumicën, duke aluduar që VV nuk është shumicë në Kuvend.
“Është konstatim logjik që pakica nuk mund të vendos për shumicën, sa kanë harxhu kohë partia e parë me filma teatral të Këshillave të Përgjithshëm, më mirë ka qenë që të punonte me partitë politike të bënte një shumicë.”, u shpreh i pari i LDK-së.
Kryetari i LDK-së ka kërkuar që të mos të humbet më kohë dhe le të shkohet në zgjedhje. Ai në mënyrë eksplicite i tha VV-së që t’i ndaloj këto budallaki politike
“Nuk e di si zgjidhet qështja e buxhetit nëse i harxhojmë 15 ditë kohë.”
“Konkluzioni logjik i një njeriu me dinjitet minimalisht, i një partie që e do popullin e Kosovës thotë nuk do ta humbi asnjë ditë më, mjaft i kemi humbur 8 muaj, për marre. Çka fitojm nëse i humbim 15 ditë?”
“Në takim me presidenten dje, e kam shprehur gatishmërinë e analizës të vazhdimit të buxhetit paraprak. Mund të diskutojmë, ja kam shprehur këtë gatishmëri dhe jam në kontakt me partitë tjera për të diskutuar një gjë të tillë. Këtu nuk është thelbi, thelbi është a po i shpenzojmë 15 ditë. Në qoftë se shpenzohen 15 ditë, qëllimin e kanë shumë të qartë, zvarritje e procesit, viktimizim i një fushate. Popullizmit duhet të dal në ballë, mjaft me këto budallaki politike.”, tha ai./lajmi.net/