Abdixhiku kërkon rikthimin e fotografisë së Rugovës dhe Deklaratës së Pavarësisë në Presidencë
dp

Lexo edhePresidenti gjerman Steinmeier i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula, thekson rëndësinë e reformave dhe integrimit evropian

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj largimit të fotografisë së Ibrahim Rugovës dhe Deklaratës së Pavarësisë nga Presidenca.
Abdixhiku e ka cilësuar këtë vendim të gabuar, duke i kërkuar presidentes ta rishikojë atë.
“Ibrahim Rugova ka vendin e tij në Presidencën e Kosovës, sepse ka vendin e tij në themelet e këtij shteti. Po aty e ka vendin edhe Deklarata e Pavarësisë, akti themelues i Republikës sonë”, ka deklaruar ai.
Lexo edhePresidenti gjerman Steinmeier i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula, thekson rëndësinë e reformave dhe integrimit evropian