back to top
Wednesday, December 17, 2025
BallinaLajmeAbdixhiku: Jemi të fundit në ekonomi, arsim e shëndetësi – Nuk ja...

Abdixhiku: Jemi të fundit në ekonomi, arsim e shëndetësi – Nuk ja kemi borxh askujt gjendjen e sotme

Të ngjajshme

Zgjohet Barça nga gjumi, shënon golin e parë ndaj Guadalajaras

Barcelona ka arritur të shënojë golin e parë të...

Haradinaj: E mirëpres Kurtin dhe LVV-në nëse duan të bëhen pjesë e Qeverisë Haradinaj 3

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili po kandidon sërish për...

Arktiku kalon vitin më të nxehtë ndonjëherë

Arktiku ka kaluar vitin më të nxehtë të regjistruar...

Kandidati për kryeministër i LDK-së, Lumir Abdixhikut sot ka prezantuar listën me kandidatët për deputetë dhe programin qeverisës.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka publikuar fotografi nga ky tubim ndërsa ka shkruar se Kosova ka nevojë për shpresë dhe se do ta ketë atë, shkruan lajmi.net.

“Sonte, në Prishtinë, prezantuam listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës me 110 kandidatë; një ekip përfaqësues, të përgatitur dhe të vendosur; si dhe vizionin tonë politik për Republikën e Kosovës. LDK vjen para qytetarëve me ekipin më të mirë që ka vendi sot. Me programin më serioz dhe më të realizueshëm. Me një vizion të qartë për shtetin që funksionon, për ekonominë që zhvillohet dhe për një Kosovë që rikthen besimin, stabilitetin dhe shpresën”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka thënë se ky është angazhimi, rruga dhe shpresa që zgjedhin për Kosovën.

“Jemi njerëz të lirë, të një vendi të lirë, që vazhdon të na qëndrojë si i fundit në ekonomi, i fundit në arsim, i fundit në shëndetësi! Nuk ja kemi borxh askujt gjendjen e sotme. Nuk na falë askush nesër gabimet e sotme! Le të ngrihemi si një, ju, ne, Kosova, të gjithë!”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë i tij:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz