back to top
Friday, August 8, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditAbdixhiku i ekzaltuar me vendimin e Kushtetueses: Fitore e madhe e demokracisë,...

Abdixhiku i ekzaltuar me vendimin e Kushtetueses: Fitore e madhe e demokracisë, fitore e Republikës

Të ngjajshme

Hoti: Shumica vendos, demokracia funksionon me votim të hapur

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka komentuar vendimin e...

Xhavit Haliti: Vendimi i Kushtetueses rrezikon të mos zbatohet nga VV-ja

 Xhavit Haliti, anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe...

Lumir Abdixhiku e ka quajtur si fitore të madhe të demokracisë dhe të Republikës vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Sipas Abdixhikut, VV-ja e kishte uzurpuar foltoren dhe tentoi imponimin e Kuvendit.

“Një fitore e madhe e demokracisë!
Një fitore e madhe Republikës!
Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë të plotë kërkesave tona dhe lëndës së hartuar nga LDK.
Siç e kishim thënë, sa e sa herë, partia e parë kishte uzurpuar foltoren, me imponim kishte ndryshuar rendin e ditës dhe me kokëfortësi për plot 48 herë kishte shkelur Kushtetutën e Kosovës duke insistuar në votimin e fshehtë – para dhe pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.
Votimi i fshehtë nuk pranohet.
Jo kushtetues i konstatuar! Urdhëroheni të mundësoni demokracinë në Republikën e lirë të Kosovës.
Ky është verdikti sot.
Ky ishte qëndrimj i Lidhjes Demokratike të Kosovës nga dita e parë e deri më sot.
Fatkeqësisht, Kosova humbi kohë. Sot bëhen plot 180 ditë që nga mbajtja e zgjedhjeve. Gjysmë viti i humbur nga ata që imponimin e kanë si vlerë e përçmimin si metodë – gjithsesi paditurinë për të lexuar Kushtetutën e vendimet e saja si mburrje.
Dritë, megjithatë do të ketë.
Sepse ky vend ka mjaft patriotë që e ruajnë atë; dhe atë në mënyrën e vet. Dhe sado i vështirë e i mundimshëm të duket ky mision, është jetike të mos bëhemi si ta. Ne, duhet të luftojmë për të vërtetën – duke qenë vetja! Sepse popullistët nuk fitojnë kur janë shumë, por kur ne të tjerët bëhemi si ata. Atëherë vdes rezistenca demokratike, përmbyset rendi kushtetues, dhe Republika e Kosovës kthehet në një projekt të dështuar – që duket se ka qenë gjithmonë misioni i tyre” shkruan Abdixhiku në reagim./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit