back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeAbdixhiku: Franca nuk ka nevojë për paratë e Kosovës, kanë dy vajza...

Abdixhiku: Franca nuk ka nevojë për paratë e Kosovës, kanë dy vajza – njëra 2 e tjetra 18 vjeçe

Të ngjajshme

U dënua me 27 vjet burgim, ish-presidenti i Brazilit përfundon në spital

Ish-presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, të dielën la shkurtimisht shtëpinë...

40-vjeçari Luka Modric ia dhuron fitoren Milanit ndaj Bolognas

Luka Modrić shënoi golin e tij të parë me...

Lladrovci: Qytetarët kampionë nuk votojnë me sy mshel

Ramiz Lladrovci, në tubimin e parë zgjedhor, në vendlindjen...

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixihku e ka quajtur të panevojshme ndarjen e mjeteve nga ana e Qeverisë “Haradinaj” për katedralen Notre Dame.

Sipas tij, Franca nuk ka nevojë për paratë e Kosovës; as si substancë e as si simbolikë. Për Notre Dame janë mbledhur mbi 1 miliardë euro tashmë.

“Për paratë e Kosovës nevojë kanë ato dy vajza – njëra 2 vjeçe e tjetra 18 – fotot dhe lutjet e së cilave për ndihmë na shpërndahen gjithandej. Për këto para nevojë kanë dhe ato spitale që kërkojnë dorza sterile para secilës lindje. Për këto para – dhe shumë më shumë – nevojë kanë hallgjorët e Kosovës, qeveria e së cilëve ka vendosur të shitet “franquz””, ka shkruar ai, shkruan Indeksonline

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në forumin e nivelit të lartë për koordinimin e donacioneve të jashtme, ka thënë se Qeveria e Kosovës do të ndajë mjete për rindërtimin e katedrales Notre Dame e cila u dogj dy ditë më parë.

Deri më tani, për rindërtimin e saj janë mbledhur rreth 1 miliard euro nga donatorë të ndryshëm.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz