Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është deklaruar para deputetëve të legjislaturës së X-të në Kuvendin e Kosovës.
Ai ka uruar fillimisht Albulena Haxhiun për marrjen e kryesimit të Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar më shumë transparencë në kryerjen e detyrave.
“LDK shpreh gatishmërinë e saj për bashkëpunim, në vlerat shtetërore, sepse stabiliteti i shtetit ndërtohet me maturi dhe respekt për opozitën dhe me vetëdije se demokracia nuk është vetëm çështje numrash, por e vetëdijes së lartë politike”, tha Abdixhiku.
Ai shtoi se sot vullneti i qytetarëve merr formë, pasi tashmë është konstituar Kuvendi, por që sipas tij nuk është i duhuri.