Presidenti palestinez Mahmud Abbas paralajmëroi se së shpejti do të shpalosë detaje të vrasjes dhe vrasësit të liderit palestinez Yasser Arafat, i cili nën kushte të dyshimta ndërroi jetë para 12 vitesh, raporton Anadolu Agency (AA).
Lëvizja palestineze Hamas sot në Ramallah organizoi shënimin e 12 vjetorit të vdekjes së Arafatit, ndërsa në fjalimin para të pranishmëve presidenti aktual Abbas theksoi se hetimi për vdekjen e dyshimtë të Arafatit edhe më tej zgjat.
“Nëse më pyesni mua, unë shumë mirë e di kush është vrasësi i tij. Megjithatë dëshmia ime nuk mjafton për zbulimin e identitetit të vrasësit. Komisioni hetues doemos duhet të konfirmojë të gjitha detajet. Në afat sa më të shkurtër do të shpalosim se kush është vrarësi dhe autorët, ndërsa të gjithë do të jenë të tronditur nga rezultati i hetimit”, deklaroi Abbas.
Duke theksuar se Organizata për Çlirimin e Palestinës është përfaqësuesi i vetëm i popullit palestinez, Abbas tha se kjo organizatë është e përkushtuar në mbrojtjen e të gjitha vlerave palestineze dhe vendosjen e shtetit palestinez.
“Jemi të gatshëm që të ripërtrijmë negociatat paqësore palestinezo-izraelite dhe ne edhe më tej ofrojmë dorën e paqes”, porositi Abbas dhe shtoi se pala palestineze kurrë nuk do të heq dorë nga vendosja e shtetit palestinez me kryeqytet të saj Jerusalemin Lindor dhe se asnjëherë nuk do të lejojnë ngritjen e vendbanimeve ilegale hebreje në vendin palestinez.
Lexo edheKëshilltari i Trump lajm të madh për Turqinë














