BallinaShqiptareAbazoviq refuzon pozitën e zëvendëskryeministrit dhe tri ministri, kërkon më shumë pozita...

Abazoviq refuzon pozitën e zëvendëskryeministrit dhe tri ministri, kërkon më shumë pozita në qeverinë e re të Malit të Zi

Të ngjajshme

​Kuvendi mblidhet sot për dy seanca

Kuvendi i Kosovës sot do të mblidhet për të...

27 vjet nga Masakra e Mejës

Sot mbushen 27 vjet nga masakra në Mejë të...

Blero uron vajzën me një dedikim prekës për ditëlindje

Këngëtari i njohur kosovar Blero ka emocionuar ndjekësit me...

I humbur prej disa muajsh, gjendet i pajetë një person në Korçë

Një person i pajetë është gjetur në zonën e...

Çmimet e produkteve ushqimore vazhdojnë të mbeten të larta

Në tregjet e Kosovës çmimet e produkteve ushqimore vazhdojnë...

I mandatuari për krijimin e qeverisë së re, Zdravko Krivokapiq, raportohet se i ka ofruar nëntë ministri dhe pozitën e nënkryeministrit, Frontit Demokratik.

Gjithashtu edhe tre ministri dhe pozitën e nënkryeministrit ia ka ofruar koalicionit, “Bardh e Zi”, i cili kryesohet nga politikani shqiptar, Dritan Abazoviqit, raporton vijesti.

Ky i fundit raporton se koalicionet nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje deri në orën 18:00, kohë të cilën Krivokapiq e kishte paraparë të zbulonte emrat e përbërjes së qeverisë.

Platforma “Bardh e Zi” i është ofruar pozicioni i nënkryeministrit për sektorin e sigurisë si dhe Ministrinë për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, Bujqësinë dhe Mbrojtjen.

Por, URA, e cila është pjesë e koalicionit, “Bardh e Zi”, iu përgjigj negativisht kësaj oferte, duke kërkuar më shumë resore ministrore.

Ndryshe, koalicionit “Paqja është kombi ynë” iu ofrua Ministria e Drejtësisë, Kulturës, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe departamentet e mbetura.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz