back to top
Sunday, September 21, 2025
BallinaLajmeAbazi: Qëndrimi i ShBA-ve është i qartë se Kurti s’është partneri i...

Abazi: Qëndrimi i ShBA-ve është i qartë se Kurti s’është partneri i tyre

Të ngjajshme

Milani merr fitore të madhe ndaj Udineses, shkëlqen Pulisici

Christian Pulisic bëri një rikthim të fuqishëm në formacionin...

Zelensky konfirmon takimin me Trump në Nju Jork javën e ardhshme

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se do të takohet...

Emina Çunmulaj trondit me rrëfimin e papritur: Ish-bashkëshorti shqiptar më ka…

Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, ka bërë një...

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haki Abazi, ka thënë se letra ndërprerja e Dialogut Strategjik të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënon gradacionin e radhës që e ka përcjellur kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.

Sipas Abazit, vija amerikane nuk ka ndryshuar në raport me Kurtin, teksa tha se Kurti po mashtron duke thënë se marrëdhëniet Kosovë-ShBA nuk janë prishur.

“Ky është një mashtrim i thellë i Kurtit ku thotë që nuk i kemi marrëdhëniet e prishura. Tregon se nuk e njeh fare as mentalitetin dhe as logjikën e veprimit amerikan, sepse nuk mund t’i thuash dikujt që thotë se ‘kemi përfunduar dialogun strategjik dhe jemi shumë të pakënaqur’”, tha Abazi në Klan Kosova.

Tutje, ai u shpreh se qëndrimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është transpranet se Kurti nuk është partneri i tyre.

“Nuk mendoj që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë marrë inat Kosovës dhe popullit të saj, por Shtetet e Bashkuara kanë qëndrim të drejt dhe transparent se Kurti nuk është partneri i tyre në të mirën e Kosovës”, tha ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz