back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeAbazi: Një dokument sekret i përpiluar nga Thaçi cungon shtetin dhe shtetësinë...

Abazi: Një dokument sekret i përpiluar nga Thaçi cungon shtetin dhe shtetësinë e vendit

Të ngjajshme

KQZ: Përfundon procesi i rinumërimit të votave

Në Qendrën për Numërimin e Rezultateve është përmbyllur rinumërimi...

Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja

Një incident i rëndë ka ndodhur sonte në Han...

Filmi i Visar Morinës fiton çmimin kryesor në Sundance, luan aktori Astrit Kabashi

Filmi “Shame and Money” i regjisorit Visar Morina, me...

Lucas Paqueta zyrtarizohet te skuadra e re

Lucas Paqueta edhe zyratrisht është pjesë e Flamengos. Braziliani është...

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, ka thënë se presidenti i vendit, Hashim Thaçi, nuk ka mandat te negociojë me Serbinë dhe se qeveria është i vetmi institucion që ka përgjegjësinë e negociatave.

Abazi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ka një përputhje ndërmjet presionit të krijuar dhe qëndrimit të Thaçit në Washington.

“Është një dokument që e ka përpiluar Thaçi e që po mbahet sekret që e cungon shtetin dhe shtetësinë e vendit. Kjo gjë shkon përtej tarifës dhe çfarëdo teme që përdoret për të mbuluar problemin e vërtetë”, ka shkruar Abazi, përcjell Telegrafi.

Më tej zëvendëskryeministri Abazi, ka thënë se “kjo nuk është hera e parë që po i krijohet befasi vendit. Po ju kujtoj krijimin e gjykatës dhe dhomave speciale dhe mandej tentimit për t’i zhbërë ato duke rrezikuar marrëdhëniet me vendet përkrahëse”.

“Ndërsa sot, nuk duhet të brengoseni sepse marrëdhnënia me SHBA ka qenë dhe është e do të mbetet e fortë dhe e përjetshme”.

“Sot, kemi përgjegjësi para qytetarëve që të thërrasim presidentin e Kosovës të kthehet në vend , të respektoj vendimin e qytetarëve dhe të ulet me Kryeministrin e vendit”, ka shkruar Abazi.

Ndërkohë, është raportuar se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq po zhvillojnë sonte një takim në Shtëpinë e Bardhë në Washington. /Telegrafi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz