back to top
Monday, September 1, 2025
BallinaLajmeAbazi i përgjigjet Mustafës: Ai që duhet të kërkojë falje është Veliu,...

Abazi i përgjigjet Mustafës: Ai që duhet të kërkojë falje është Veliu, e jo Kurti

Të ngjajshme

Oriola publikon një selfie të guximshme, shfaqet me akne në fytyrë

Modelja dhe influencerja e njohur, Oriola Marashi, ka ndarë...

Dimal Basha zhvilloi takim konsultativ me presidenten Osmani

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka zhvilluar...

Rashiq kundër që Lista Serbe të shpallet organizatë terroriste: S’është zgjidhja e duhur

“Nuk konsideroj që kjo është zgjidhja e duhur”, kështu...

Donaldi e Romeo festojnë ditëlindjen sot, urimi që i bën njëri-tjetrit

Sot është një ditë e veçantë për binjakët më...

Pas deklaratës së sotme të liderit të LDK-së, Isa Mustafa i cili sot i kërkoi kryeministrit Albin Kurti që ta tërheq vendimin për Agim Veliun dhe ta heq taksën 100%, në mënyrë që mos të prishet koalicioni, ka reaguar zëvendëskryeministri Haki Abazi.

Ai ka theksuar se Albin Kurti nuk kërkon falje për shkarkimin e Veliut.Ai që duhet të kërkoj falje sipas Abazit, është Agim Veliu.

“Në fakt Agim Veliu duhet të kërkoj falje si ministër që ka thënë se duhet të shapllet gjendje e jashtëzkonshme kundrejt qëndrimit të qeverisë dhe kryeminsitrit Albin Kurti”.

“Nëse burimi i problemit është te ndryshimi i gjendjes së menaxhimit të situatës në Kosovë, atëherë është devijim i qëndrimit zyrtar i Agim Veliut ndaj shtetit, nuk është kryeminsitri që këkron falje për këtë punë”, ka theksuar Agim Veliu për Gazeta Blic.Ai ka theksuar se kryeministri e ka në dorë kthimin e Veliut.“E ka në dorë kryeministri këtë çështje (kthimin e vendimit) por në kushtetutë është e qartë e sheh te komptencat e kryemisnitrit ku thuhet kryeministri duhet të siguroj zbatim dhe koherencën e plotë në zbatimin e vendimeve të qeverisë”, tha ai.

Sipas Abazit duhet të shihet fillimisht interesi kombëtar.

“Nëse po flasim për nivelin e kërkim faljes dhe për kthimin e situatës se ai është vendim tjetër, atëherë kërkim falje duhet të bëjë Agim Veliu që ka thyer qëndrimin e qeverisë, por nuk duhet ta shohim situatën në nivelin e kthimit të vendimeve të kryeministrit, por duhet të shohim interesin kombëtar të qytetarëvë dhe të ecim si qeveri përpara, mos të shantazhohemi me një përkufizim të kërkesës së presidentit për shpallje të jashtëzakonshme”, tha Abazi për Blic.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz