Abazi: Amerika i do patriotët dhe jo servilët, e aq më pak të korruptuarit
BILLI

Lexo edheAlbin Kurti i thyen të gjitha rekordet në Ballkan

Qeveria në detyrë e Kosovës mbrëmë ka marrë vendim që ta heq tarifën 100 për qind ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, duke aplikuar masën e reciprocitetit me Serbinë.
Për këtë, zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Haki Abazi, ka thënë që ashtu siç kanë premtuar në fushatë elektorale, është larguar tarifa duke filluar zbatimi i reciprocitetit.
Abazi në një postim në Facebook, ka theksuar se Amerika i do patriotët dhe jo servilët, e aq më pak të korruptuarit.

Lexo edheAlbin Kurti i thyen të gjitha rekordet në Ballkan
“Ashtu siç premtuam në fushatë elektorale, në marrëveshje të koalicionit dhe në programin qeverisës. Largimi i tarifës u bë dje dhe filloi zbatimi i reciprocitetit”, shkroi ai.