Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka zyrtarizuar sot kandidaturat për komunat e Lipjanit dhe Shtimes në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në vjeshtë.
Në Komunën e Lipjanit, AAK do të garojë me Bashkim Budakovën, një profesionist i cili sipas kësaj partie, ka përvojë të gjatë në arsim dhe është përfaqësues i dëshmuar i qytetarëve në Kuvendin Komunal. Haradinaj e ka cilësuar Budakovën si një njeri me integritet të lartë, i afërt me komunitetin dhe i palëkundur në mbrojtjen e interesit publik.
Ndërkaq në Komunën e Shtimes, kandidati i Aleancës do të jetë Ramë Bislimi, i përshkruar nga Haradinaj si një figurë e respektuar nga qytetarët, i njohur për maturi, ndershmëri dhe lidership të natyrshëm.
Me këto dy kandidatura, Aleanca përmbyll nominimet në komuna.