back to top
Wednesday, August 20, 2025
BallinaLajmeAAK për “Pronto II”: Prokuroria t’i ndjekë penalisht protagonistët

AAK për “Pronto II”: Prokuroria t’i ndjekë penalisht protagonistët

Të ngjajshme

Tayna e shpërndan postimin e Pedrit, ky është reagimi i këngëtares

Këngëtarja e famshme shqiptare, Tayna ka reaguar pas postimit...

Ndëshkohen dy shoferë që po zhvillonin gara shpejtësie në Ferizaj

Me datën 19.08.2025, policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor...

Zyrtarët e AAK’së ende frikësohen të përmendin emrin e Adem Grabovcit. Edhe pse ky i fundit është protagonisti kryesor në përgjimet dhe dallaveret me punësime, Partia e Ramush Haradinaj vetëm thotë se Prokuroria duhet të lëvizë në drejtim të ndjekjes penale të njerëzve të përfshirë në këtë aferë. Muharrem Nitaj thotë se përpos ndjekjes penale duhet dhënë edhe përgjegjësi politike nga protagonistët e “Pronto II”.

Adem Grabovci më së shumti ishte bërë i njohur pas akuzave të bëra nga Ramush Haradinajt, në qershor të vitit 2009, se Zëvendësministri i Transportit kishte pasur pozitën e arkëtarit të SHIK’ut

Në atë kohë, Grabovci nga zyrat qeveritare i ishte kundërpërgjigjur Haradinajt duke e pyetur për pasurinë milionëshe në Kosovë, Shqipëri e deri në Dubai.

Prej asaj kohe, zyrtarët e AAK’së janë kujdesur që mos të përmendin emrin e njeriut kryesor të PDK’së që merret me punësimin e militantëve partiak.

Madje, AAK ende s’ka lëshuar qëndrim zyrtar lidhur me përgjimet ku Grabovci dëgjohet teksa rehaton militantët e PDK’së nëpër pozita shtetërore. Madje, Grabovci vendos edhe se kush po bëhet polic, gjyqtar e Prokuror.

Anëtari i Kryesisë së AAK’së, Muharrem Nitaj, ka thënë për Express, se Prokuroria duhet të thotë fjalën lidhur me këto përgjime. Madje, ai ka thënë se për këtë aferë duhet të ketë edhe përgjegjësi penale të njerëzve të përfshirë.

“AAK ka vite që e ka ngritur alarmin për rrezikun nga kapja e shtetit. Përgjimet që janë bërë janë bukur serioze dhe une besoj dhe Aleanca beson se qëndrimin duhet ta japë sa më përpara Prokuroria e shtetit dhe organet e drejtësisë”, ka thënë Nitaj, për Express, të shtunën.

Ka kohë që AAK ka nisur një fushatë kundër një pjesë të Qeverisë. Vazhdon të kursejë nga kritikat pjesën tjetër të PDK’së. Veçanërisht, udhëheqja e AAK’së ështe treguar e matur me udhëheqjen aktuale të Partisë së parë.

Sidoqoftë, Muharrem Nitaj thotë se AAK s’është e afërt me asnjë person që ka probleme me ligjin.

“AAK  asnjëherë në asnjë situatë nuk do të jetë e afërt me asnjë person i cili është i përfshirë në çfarëdo forme në veprimtari që sanksionohet me ligjet e Kosovës”, ka shtuar Nitaj

Në krejt këtë situatë, ky zyrtar i AAK’së thotë se nga përgjimet duhet kërkuar edhe përgjegjësi politike të protagonistëve të “Pronto II”.

“Në momentin që konstatohet se këto përgjime mund të jenë bazë e mjaftueshme për ndjekje penale, është mirë që të fillojnë ndjekjet penale po mund të them se pavarësisht një procesi të organeve të drejtësisë tashmë besoj se ka hapësirë për një përgjegjësi politike të njerëzve emrat e të cilëve janë lakuar në këto përgjime politike”, ka thënë Nitaj për Gazetën Express.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës vazhdon të mbetet në opozite prej vitit 2007. Asnjë parti tjetër s’ka qëndruar kaq gjatë në Opozitë.

Lideri i saj, Ramush Haradinaj vazhdimisht është deklaruar se ka dëshirë të bëhet Kryeministër. Ndërsa, kohëve të fundit, s’ka dhënë ndonjë deklaratë se dëshiron, në të ardhmen, të bëhet Kryetar i Qeverisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz