back to top
Friday, March 6, 2026
BallinaLajmeAAK nuk mori pjesë në seancë, Tahiri: U thirre për të bërë...

AAK nuk mori pjesë në seancë, Tahiri: U thirre për të bërë një improvizim, u shfrytëzua për të bërë deklarata politike

Të ngjajshme

Haxhiu thotë se seanca për Presidentit mund të vazhdojë nëse plotësohen kushtet

Është ndërprerë seanca për zgjedhjen e Presidentit të vendit,...

Ylli me fitore në Prishtinë

Golden Eagle Ylli shënoi fitore si mysafir në Prishtinë,...

Abrashi prezanton Fatmire Kollçakun si kandidaten e dytë për Presidente

Deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi e ka bërë prezantimin...

AAK nuk mori në seancën sonte për çështjen e amendamenteve të dërguara nga presidentja Vjosa Osmani.

Kryetari i Grupit Parlamentar, Besnik Tahiri tha se AAK nuk mori pjesë një seancë që u tentua të bëhej një improvizim dhe për të dhënë deklarata politike, transmeton lajmi.net.

“AAK nuk ka marr pjesë në këtë seancë se është thirrur për të bërë një improvizim, i cili u shfrytëzua vetëm e vetëm për të bërë disa deklarata politike, gjoja për të ndryshuar Kushtetutën, proces ky që nuk mundet me ndodh në pikë të natës dhe nuk mundet me ndodh në rrethana ku nuk ka diskutim për shkak se këto amendamente janë të vitit 2011, ka një aktvendim të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2012, më pastaj vijnë në një kohë, në një rrethanë, qytetarët e Kosovës presin se a do të zgjedhet a po jo një president dhe jo a do të ndryshoj apo jo Kushtetuta, kur dihet shumë mirë se nuk mund të votohen këto amendamente pa pasur prezent edhe deputetë që përfaqësojnë komunitetin joshumicë. Pamë një improvizim të skajshëm, pamë një tendencë për të shpërndarë edhe një mjegull tek qytetarët dhe mbi të gjitha ishte një ushtrim sa për t’i dhënë disa deklarata politike, gjoja se po krijohet një mejdan për t’u zgjedhur presidenti e duke e ditur i madhe e i vogël që këto amendamente nuk do të kenë asnjë efekt juridik, as kushtetues, as zgjedhor.”, tha ndër të tjera ai./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz