BallinaLajmeAAK kërkon mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë, fton spektrin politik për...

AAK kërkon mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë, fton spektrin politik për unitet

Të ngjajshme

UEFA përcakton datat e ndeshjeve gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Ende nuk janë zhvilluar ndeshjet çerekfinale të Ligës së...

Dua Lipa bëhet pjesë e filmit të ri të A24 “Peaked”

Ylli i muzikës pop dhe fituesja e disa çmimeve...

Shqipëria stërvitet në Varshavë, më pas udhëton drejt Valencias

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar sot seancën e radhës stërvitore...

Pas aktakuzave të konfirmuara për Kadri Veselin dhe Hashim Thaçin dhe dorëheqjes së këtij të fundit, AAK-ja po kërkon mbledhje të jashtëzakonshme të qeverisë, si dhe mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë.

Kryetari i kësaj partie Ramush Haradinaj ka thënë se AAK-ja kërkon gjithashtu edhe seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës në përkrahje të vlerave të UÇK-së dhe luftëtarëve të lirisë.

Ai po ashtu thotë se partia e tij kërkon takim të të gjithë spektrit politik për gjetjen e unitetit kombëtar në ballafaqimin me sfidat politike dhe kushtetuese.

Postimi i plotë i Ramush Haradinaj në Facebook:

Deklaratë nga mbledhja urgjente e Kryesisë së AAK

– Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po përcjellë me shqetësim zhvillimet pas aktakuzave të Dhomave të Specializuara për ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

– AAK beson në drejtësi, në luftën e drejtë çlirimtare të Kosovës dhe në pafajësinë e luftëtarëve të UÇK-së! Lufta e UÇK-së ishte luftë çlirimtare dhe mbrojtëse, kundër pushtetit kriminal e gjenocidal serb, dhe do të dëshmohet si shumë herë më parë, pastërtia e saj.

– AAK kërkon:

1. Mbledhje të jashtëzakonshme të qeverisë për gjendjen e krijuar pas ngritjes së aktakuzave nga Dhomat e Specializuara. Qeveria duhet të ndërprejë menjëherë të gjitha aktiviteteve që lidhen me procesin e dialogut me Serbinë, deri në një situatë të re

2. Mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë së Kosovës për situatën e sigurisë së përgjithshme

3. Seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, në përkrahje të vlerave të UÇK-së dhe luftëtarëve të lirisë

4. Takim të të gjithë spektrit politik për gjetjen e unitetit kombëtar në ballafaqimin me sfidat politike dhe kushtetuese

– AAK pyet aleatët tonë strategjik ndërkombëtarë, se a jemi në rrugën e duhur për antarësim në NATO, apo këto ngjarje do e kthejnë Kosovën prapa?

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz