back to top
Sunday, September 7, 2025
BallinaLajmeAAK fut në listë për deputetë 40 figura të reja

AAK fut në listë për deputetë 40 figura të reja

Të ngjajshme

Finlanda me Edon Maxhunin e eliminojnë Serbinë nga EuroBasket 2025

Finlanda ka shkaktuar një surprizë të madhe në EuroBasket...

Venezuela i vendos anijet raketore, pranë brigjeve të vendit

Marina Venezueliane po i përgjigjet vendosjes së anijeve të...

Çitaku: Vetëvendosje ka bashkëpunuar me Listën Serbe tash e 5 vite, e dëshmojnë përgjimet

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe deputetja...

Nesër mbyllet rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, kjo është arsyeja

Rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë nesër do të mbyllet...

Gattuso para ndeshjes ndaj Izraelit: “Jam për paqe, por ne duhet të luajmë”

Trajneri i Kombëtares së Italisë, Gennaro Gattuso, është deklaruar...

Partitë politike pritet që shumë shpejt të vendosin t’i përfundojnë listat përfundimtare zgjedhore të kandidatëve për deputetë.

Ato kanë afat që deri të premten më 6 shtator t’i publikojnë listat e tyre në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Deri më tani, publike janë bërë vetëm disa emra të cilët janë propozuar për këto lista, shkruan Gazeta Blic.

Ngjashëm do të veprojë edhe koalicioni parazgjedhor AAK- PSD. Sipas burimeve të Gazetës Blic, partia e Ramush Haradinajt, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në këto zgjedhje për herë të parë do të kandidojë me rreth 40 kandidatë të rinj.

Sipas këtij burimi, gjithë këta kandidatë do të futen vetëm nga AAK dhe jo nga partneri tjetër i kësaj partie, PSD.

“Në zgjedhjet e 6 tetorit, AAK do t’i fus rreth 40 kandidatë të cilët deri më tani nuk kanë kandiduar për pozitën e deputetit. Pra, që të gjithë këta do t’;i futen garës për deputetë për herë të parë”, thotë ky burim.

Lidhur me përpilimin e listave me kandidatët për deputetë, nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi i ka thënë Gazetës Blic se deri të premten kur edhe është afati i fundit, do t’i kenë gati këto lista.

Shtoi se tashmë janë në përgatitje të përpilimit të programit AAK- PSD. Ndërsa, nga PSD, sipas kryetarit të partisë, Shpend Ahmeti në garë për pozitën e deputetit do të jetë një grup parlamentar edhe në legjislaturën e ardhshme.

“Ne kemi kandidatë si Visar Ymeri, Dardan Molliqaj, Dardan Sejdiu, Driton Çaushi, Shqipe Pantina, Dukagjin Gorani, Faton Topalli, Sali Salihu, Besa Baftiu. Të gjithë këta janë deputetë që nuk kanë qëndruar kot në Kuvend”, ka treguar Ahmeti para disa ditësh.

Ndryshe, kandidatë për pozitën e kryeministrit do të jetë, Vjosa Osmani nga LDK, kreu i PDK-së Kadri Veseli, ai i Vetëvendosjes, Albin Kurti, nga koalicioni AAK – PSD bartës liste do të jetë lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, ndërsa nga koalicioni Nisma – AKR – PD listës do t’i prijë kryetari i Nismës Fatmir Limaj./Front Online/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz