back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeAAK: Demarkacioni të rinegociohet në Bruksel

AAK: Demarkacioni të rinegociohet në Bruksel

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Qëndrimi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës karshi demarkacionit me Malin e Zi, po vazhdon të jetë i palëkundshëm.

Këtë AAK e ka konfirmuar përmes një komunikate për media, ku thotë se dëmet që demarkacioni ia bën Kosovës janë të mëdha dhe se deklarimet e kësaj qeverie, janë të rrezikshme për vendin.

“Demarkacioni me Malin e zi, është bërë keq dhe në dëm të Kosovës. Ata që e kanë futur Kosovën në këtë telashe të madhe, duhet të japin përgjegjësi edhe para popullit edhe para ligjit. Përpjekja e Qeverisë për ta shndërruar demarkacionin në pengesë për procesin e Liberalizimit të vizave, është një tjetër gabim i rëndë i lidershipit institucional të Kosovës. Deklarimet e qeveritarëve se Demarkacioni mund të ratifikohet dhe mëpastaj të korrigjohet, janë jo vetëm qëllimkëqija por edhe të rrezikshme”, thuhet në deklaratën e AAK-së.

Përveç kësaj, AAK-ja i kërkon qeverisë që ta sjellin për diskutim çështjen e demarkacionit në Bruksel në bisedime me Malin e Zi.

“Gatishmëria e palës malazeze për të përmirësuar gabimet eventuale, e ka zhvlerësuar çdo insistim të Presidentit dhe të Kryeministrit, se ky proces është i pastër. Prandaj kërkojmë nga Presidenti dhe Kryeministri dhe gjithë vartësit e tyre, që çështja e Demarkacionit të rihapet në Bruksel, në një raund bisedimesh me Palën Malazeze, në mënyrë që të mënjanohen gabimet e bëra, dhe mëpastaj Demarkacioni të ratifikohet në Kuvend”, thotë Aleanca.

Të Fundit

Sport

ShowBiz