back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeA vdiqën 4 persona si pasojë e mungesës së oksigjenit, flet ministri...

A vdiqën 4 persona si pasojë e mungesës së oksigjenit, flet ministri Zemaj

Të ngjajshme

Bllokada e Kuvendit mund të kthehet sërish

Nëse në periudhën e ardhshme nuk arrihet një marrëveshje...

ETC sjell Eventin “E PREMTJA E BARDHË” me Zbritje deri 50%

Një ndër eventet më të mëdha të Zbritjeve në...

Skandali zgjedhor prodhon “kampionin” e ri: Taulant Kelmendi –922

Dyshime fillestare për manipulim votash kanë çuar në zbulimin...

Kosova formon grup pune për zbatimin e ligjeve për të huajt dhe automjetet

Qeveria e Kosovës ka mbledhur një grup zyrtarësh nga...

Më 4 korrik në Klinikën Infektive, dyshohet se katër persona të prekur me coronavirus kanë vdekur nga mungesa e rënies së oksigjenit.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, është pyetur lidhur me këtë çështje. Ai ka thënë se nuk mund të japë konkluzione pasi janë çështje profesionale.

“Nuk hy në konkluzione pa e pas një raport zyrtar dhe kam kërkuar raporte nga menaxhmenti i shërbimit spitalor do të kërkoj edhe bordi i shërbimit spitalor dhe koordinohemi me prokurorinë e shtetit nëse ka pasur ndonjë shkelje eventuale ose defekt që dikush ka mujt me pësu me vdekje. Nëse del se ka pasur shkelje, zinxhiri i përgjegjësisë duhet të merret. Janë personat që e menaxhojnë e mbikëqyrin oksigjenin 24 orë, të gjitha informacionet duhet t’i kemi të qarta. Nuk dua me besu që këto raste kanë ndodh për shkak të moskordinimit. Do të ketë hetim mbi hetim”, tha Zemaj për TV Dukagjini, shkruan Reporteri.net.

Ai tha se si ministër nuk mundet me qenë përgjegjës që dikush mund të kryejë akt kriminal për t’ia marrë jetën dikujt.

“Përgjegjës ministri është nëse s’ka oksigjen, s’ka mjekë, infermierë, shtretër, autoambulancë, medikamente”, ka thënë Zemaj. /Reporteri.net/.

Të Fundit

Sport

ShowBiz