back to top
Tuesday, March 3, 2026
BallinaLajmeA u rrit çmimi i naftës në Kosovë pas tensioneve në Lindjen...

A u rrit çmimi i naftës në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme?

Të ngjajshme

Shala i LDK-së thotë se për Presidentin do të flasin në takimin në parti

Grupi Parlamentar i LDK-së është mbledhur sot në selinë...

OEK: Stabiliteti politik, kusht për zhvillim ekonomik

Oda Ekonomike e Kosovës ka shprehur shqetësimin lidhur me...

Ku shkon nafta që kalon përmes Ngushticës së Hormuzit?

Pas luftës që ka shpërthyer në Lindje të Mesme,...

Kryetari i Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Bernjani, ka bërë të ditur për Lajmi.net se çmimet e derivateve në Kosovë sot sillen përafërsisht në nivelet e mëposhtme:

Dizeli: 1.23 € – 1.35 €

Benzina: 1.24 € – 1.34 €

Ai ka theksuar se çmimet kanë qenë të qëndrueshme për tre muaj dhe nuk ka pasur lëvizje në bursë gjatë kësaj periudhe.

Bernjani ka sqaruar se tensionet aktuale dhe nisja e sulmeve në Iran po ndikojnë në rrezikun e ndërprerjes së prodhimit dhe në ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të kalimit të naftës në botë.

Ai ka shtuar se për momentin, nga qindra anije që kalonin në këtë koridor në ditë, tani kalojnë vetëm 4-5, duke e bërë transportin shumë më të rrezikshëm.

Megjithatë, kryetari i Naftëtarëve të Kosovës ka qetësuar qytetarët duke theksuar se nuk ka nevojë për panik, pasi ka sasi të mjaftueshme të derivateve në Kosovë dhe tregu po ofron çmime më të ulëta krahasuar me rajonin. Ai shprehu shpresën se një marrëveshje paqeje mund të stabilizojë tregun global të naftës.

Bernjani gjithashtu ka theksuar se qytetarët e Kosovës po përfitojnë aktualisht nga çmimet më të ulëta të karburanteve krahasuar me vendet përreth./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz