BallinaShowBizA u nda Leonora Jakupi nga i dashuri? Tregon këngëtarja…

A u nda Leonora Jakupi nga i dashuri? Tregon këngëtarja…

Leonora Jakupi ka treguar si qëndron raporti me të dashurin e saj pas thasheshemeve të fundit.

Dje kudo në mediat rozë këngëtarja kosovare është përfolur se është ndarë nga i dashuri dhe ka festuar ditëlindjen e vetme, shkruan lajmi.net.

Ky lajm është totalisht i PAVËRTETË.

Leonora vazhdon të jetë e lumtur krah burrit që ia ka marrë zemrën dhe po e jeton personalen si më së miri.

Artistja e shumë hiteve shqiptare e ka konfirmuar personalisht lajmin duke thënë se s’ka asgjë të vërtetë, dhe portalet edhe kësaj here kishin synim klikimet pa burim e informacion rreth saj dhe të dashurit.

Në një nga portalet kosovare ka marrë vëmendje komenti i Leonorës e cila i ka replikuar një gruaje që nuk la gjë pa thënë për këngëtaren kosovare.

Ndaj, Leonora ka reaguar duke komentuar për herë të parë në një portal.

Kujtojmë se janarin e vitit që lamë pas ishte bërë i ditur identiteti i biznismenit me të cilin është në lidhje Leonora tash e 9 vite.

I dashuri i këngëtares është bërë e ditur kohë më parë se është Nexhat Krasniqi./Lajmi.net/