back to top
Wednesday, December 10, 2025
BallinaA priten sivjet protesta edhe më të mëdha. Policia i kërkon Qeverisë...

A priten sivjet protesta edhe më të mëdha. Policia i kërkon Qeverisë pajisje të veçanta për protesta

Të ngjajshme

Abelard Tahiri: Thirrja jonë është të ecim “Bashkë. Përpara.”

Abelard Tahiri ka reaguar sonte pas prezantimit të planit...

Zhegrova fillon nga minuta e parë me Juventusin në Ligën e Kampionëve

Edon Zhegrova, titullar tek Juventus në ndeshjen e sotme...

Debat i fortë mes Fjollës dhe Shkurtës

Mbrëmjen e sotme ka ndodhur një debat i fortë...

Abdixhiku: Me gratë aktiviste zgjedhim shpresën — LDK-ja fuqizon rolin e grave në politikë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka...

Abdixhiku: LDK do ta rikthejë shpresën bashkë me gratë në ballë të ndryshimit

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku mbajti sot një takim...
Policia e Kosovës e ka pranuar se gjendet përballë një viti problematik, marrë parasysh sidomos dy protestat e fundit, ato e 24 janarit dhe e 27 janarit.
Në protestën e fundit të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje ku u kërkua shkarkimi i ministrit serb në qeverinëe Kosovës, Aleksandër Jabllanoviq dhe shpallja e “Trepcës” ndërmarrje publike situata eskaloi dhe si pasojë u lënduan një numër i madh i protestuesve por edhe i zyrtarëve policorë.
Rashit Qalaj, Drejtor i Departamentit për Operacione në Policisë e Kosovës, në emisionin Jeta në Kosovë të 29 janarit, ku u debatua për protestën e fundit në Prishtinë, tha se të dyja protestat e fundit në Prishtinë kanë qenë më të dhunshmet në Kosovën e pasluftës.
“Kemi pasur burime të sigurta të informatave se do të vijë deri te dhuna”, është shprehur Qalaj lidhur me protestat.
Marrë parasysh situatën e tillë, Qalaj ka thënë se Policia ka bërë kërkesë në Qeveri për pajisje të veçanta shtesë.
Ai tha se këtë kërkesë për blerjen e pajisjeve të veçanta e kanë adresuar tek kryeministri gjatë kohës së ngërçit politik dhe se kjo kërkesë është në shqyrtim..
Ai shprehu besimin se kjo kërkesë shumë shpejtë do të nënshkruhet nga kryeministri aktual, në mënyrë që Policia të furnizohet me pajisje për policinë e Kosovës .
KALLXO. com ka kontaktuar Ministrinë e Punëve të Brendshme në përgjigjen e së cilës thuhet se më 21 janar 2015, Policia ka dërguar listën e kërkesave për pajisje të veçanta në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
“Kjo listë nga Policia e Kosovës është dërguar në MPB me datë 21 Janar 2015 . Nga MPB-ja kjo listë dërgohet në Qeveri”, thuhet në përgjigje.
Në përgjigje thuhet se Policia e Kosovës ka personin përgjegjës i cili harton listën për pajisjet e veçanta të cilat Policia e Kosovës ka nevojë që ti blejë.
Për më tepër, gjatë kësaj jave Policia ka bërë të ditur se ende është duke llogaritur dëmet materiale që i janë shkaktuar në pajisjet ekzistuese gjatë përleshjeve me protestues.
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz