back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaRegjionaleDrenasA po refuzon Ramiz Lladrovci të kthehet në PDK ?

A po refuzon Ramiz Lladrovci të kthehet në PDK ?

Të ngjajshme

​Merret vendim, Obiliqi ashpërson masat ndaj ndotjes, gjoba deri në 1000 euro

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, ka njoftuar...

“Kam dalë femër e fëlliqur”, Alba nuk i ndal lotët (Video)

Pasditja e sotme për Albën ishte pothuajse e njëjtë. Lotët ...

22 vjet e gjysmë burgim për të akuzuarit për vrasjen e ndodhur më 2001 në Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykimin dënues për...

Platforma “Liria ka Emër” merr leje zyrtare nga Komuna e Prishtinës për mbajtjen e marshit më 17 shkurt

Platforma qytetare Liria ka Emër njofton opinionin publik se ka siguruar...

 

Pavarësisht deklarimeve të tij “të qarta si rrezja e diellit”, mjegulla politike rreth situatës në Drenas nuk po shpërndahet. Sipas autorit të reagimit, disa eksponentë të Partisë Demokratike të Kosovës po e paraqesin gjendjen si normale, ndërsa disfata po shitet si fitore.

Ai thekson se mësimi nga Drenasi nuk ka dhënë efektin e duhur dhe se reflektimet e deritanishme, qoftë përmes “ligjëratave koti” të ndonjë zyrtari të lodhur, qoftë përmes deklaratave të z. Hamza që “synon të barazojë shkakun dhe pasojën”, nuk e ndihmojnë partinë. Sipas tij, këto qasje nuk e fuqizojnë as PDK-në dhe as degët e saj.

“Uniteti është zotim përkushtimi për qëllime më të larta sesa fati i një dege apo individi. Uniteti është kusht i fitores për ta ndryshuar gjendjen e Kosovës, e cila qëndron mbi çdo sakrificë tonën”, thuhet në reagim.

Ai vlerëson se situata aktuale brenda PDK-së kërkon ridefinim të qasjes politike dhe metodave organizative, duke përdorur “gjuhën e fitimtarëve, me vizion, pa kushte dhe pa hile”.

Sipas autorit, partia duhet të largohet nga “shkurtpamësia politike” dhe të ruajë vlerat e saj të ndërtuara nga breza me përkushtim atdhetar, mbi themelet e heronjve të luftës dhe paqes, për një Kosovë me orientim të qartë euro-atlantik.

Në të kundërtën, paralajmërohet se “keqbërësit dhe bedelët politikë” do të mbeten shenjë dalluese e një partie që ka pasur rol kyç në shtetformimin dhe shtetndërtimin e vendit.

Të Fundit

Sport

ShowBiz