back to top
Wednesday, December 24, 2025
BallinaLajmeA po dështojnë Hashim Thaçi e PDK ta formojnë Qeverinë pa zgjedhje?!...

A po dështojnë Hashim Thaçi e PDK ta formojnë Qeverinë pa zgjedhje?! Vjen deklarata e Memli Krasniqit

Të ngjajshme

Vritet një grua nga Kosova në Zvicër

Një grua me orgjinë nga Kosova që jetonte në...

Llapi me ”fshesë” para vitit të ri, brenda ditës largon edhe futbollistin e tretë

Skuadra e Llapit ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me...

Aksident në Dollc mes një veture dhe një kamioni

Një aksident trafiku ka ndodhur pak minuta më parë...
- Advertisement -

Përfaqësuesit e partive opozitare kanë shprehur shqetësimin e tyre se PDK-ja do të tentojë që në 12 ditët e mbetura para seancës ta bëjë pazarin e ri për zgjedhjen e një kryeministri pa shkuar fare në zgjedhje.

- Advertisement -

Por në rast se ka përpjekje për t’u realizuar ky skenar, ata kanë paralajmëruar mobilizim të qytetarëve.

Pavarësisht akuzave të bëra nga LDK-ja e LVV-ja zyrtarët e PDK-së kanë thënë se asnjë qeveri që eventualisht mund të formohet pa shkuar fare në zgjedhje nuk është e pranueshme për këtë subjekt.

“Për PDK-në asnjë lloj qeverie pa e rimarrë mandatin nga qytetarët përmes zgjedhjeve të reja nuk ka qenë dhe as që mund të jetë opsion”, ka thënë për gazetën “Zëri” shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Memli Krasniqi.

Megjithëkëtë për dallim prej partive të tjera PDK-ja ende nuk i ka dorëzuar nënshkrimet, ndonëse zyrtarë të saj kanë thënë se nënshkrimet tashmë janë të gatshme. Dorëzimin e nënshkrimeve të deputetëve të PDK-së pritet ta bëjnë në fillim të javës së ardhshme.

“Nënshkrimet e PDK-së janë të gatshme dhe bashkë edhe me nënshkrimet e grupeve të tjera do të procedohen në fillim të javës, bashkëngjitur me mocionin për seancën e 22 gushtit”, ka shtuar Krasniqi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz