back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeA pati marrëveshje para seancës me ndonjë parti? Kraki: Ka pasur gatishmëri

A pati marrëveshje para seancës me ndonjë parti? Kraki: Ka pasur gatishmëri

Të ngjajshme

Shoferi shpëton pasi vetura u zë nën rrënojat e murit në Han të Elezit

mbrojtës është shembur papritur dhe ka rënë mbi një...

Sezoni 2026 i Superligës Kineze nis me penalizime të rënda për shumicën e ekipeve

Superliga Kineze e futbollit për sezonin 2026 pritet të...

IPK nis hetimet për arrestimin në Shtime ku dyshohet se policët përdorën edhe dhunën

Inspektorati Policor i Kosovës është njoftuar lidhur me arrestimin...

Interi e gjen te Liverpuli pasardhësin e Frattesit

Interi ka nisur bisedimet me Liverpulin për mesfushorin Curtis...

KQZ: Përfundon procesi i rinumërimit të votave

Në Qendrën për Numërimin e Rezultateve është përmbyllur rinumërimi...

Nezir Kraki, deputet i Partisë Guxo ka komentuar rreth asaj se a ka pasur marrëveshje me partitë e tjera përpara seancës së sotme.

Ai ka theksuar se ka pasur gatishmëri por sipas tij, sot ka munguar guximi për të vepruar.

“Unë nuk e di sa ka qenë e sigurt ajo situata ku disa deputetë nga disa parti përballë do votonin, në klimën aktuale, kaq të tensionuar dhe në distancën që është thelluar mes nesh dhe atyre, unë realisht e kam goxha të zorshme me imagjinu dy apo tre deputetë të PDK-së ose LDK-së që të dalin prej atij grupi dhe me u rreziku ata vet brenda grupit ku janë, pa një dakordësi me liderët e tyre, me partinë e tyre”, tha ai në Klan Kosova.

“Ata me gjasë nuk e kanë gjetur atë mirëkuptimin te të vetit dhe sot nuk patën guximin të dalin. Ka pasur gatishmëri, por sot mungoi ose guximi, ose nuk janë rreshtuar yjet siç duhet në kalkulimet politike brenda partisë ku ata janë”, u shpreh ai.

Të Fundit

Sport

ShowBiz