A ke patur ‘Golf’? A i keni ditur këto fakte të pabesueshme për makinat ‘Golf’
I lindur për të zëvendësuar ”Volkswagen Beetle”, sot makina ”Volkswagen Golf”, që festoi 45-vjetorin e krijimit, është në gjeneratën e saj të shtatë, ndërkohë që në horizont duket edhe Golf 8. Një histori e shpikjeve të mëdha teknologjike.
Më poshtë renditen disa fakte interesante për këtë makinë:
•Më 29 mars 1974 dilte nga fabrika e Volfsburgut (Gjermani) Volkswageni i parë Golf.
•Ishte lindja e një fenomeni botëror, ku deri tani janë shitur 35 milionë të tilla.
•Gjatë 45 vjetëve janë prodhuar çdo ditë 2 000 makina Golf, në Gjermani, Kinë, Brazil dhe Meksikë.
•Kjo makinë eksportohet në 155 vende.
•Çdo 41 sekonda në të gjithë botën shitet një Golf.
•Golfi më i fuqishëm është një GTI W12 me 650 kuajfuqi, shkruan atsh, përcjell albinfo.ch.

Lexo edhe3 vjeçari sheh botën për herë të parë, nëna nuk ndalon së qari (VIDEO)
•Golfi mbetet makina më e besueshme në histori.
•Në vitin 1993 një Golf 1 arriti të bënte një milion kilometra.
•Zotëruesit më të njohur të një Golfi janë ish-papa Benedikti XVI, që u quajt ndryshe ”Papa Golf”.
•Kjo makinë u shit për 188 938 euro.
•Edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka ngarë Golf.
•Pas pak muajsh fillon gjenerata e tetë e Golfit.














