Moderatoja shqiptare, Bora Zemani ka qenë në krye të mediave rozë dhe rrjeteve sociale përgjatë këtyre muajve të fundit, për shkak të raportit me ish të dashurin, Donald Veshaj.
Ndonëse, nuk ishte pjesë e “Big Brother Albania VIP” por emri i saj është përfolur vazhdimisht pas puthjes që shkëmbeu me Donaldin dhe lidhjes së këtij të fundit me këngëtaren kosovare, Beatrix Ramosaj.
Të shtunën, Donaldi publikoi një këngë me titull “Nuk je”, duke iu referuar tekstit duket se është një dedikim për moderatoren. Teksa, në videoklip përfshihej edhe numri 5 (numër ky i datës së përvjetorit të tyre).



